Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 13:30

Moskë – Më 4 mars të 2013 do të mbahen zgjedhjet në Rusi dhe kompani të ndryshme kanë filluar sondazhet për të parë prirjet e votuesve lidhur me 5 kandidaturat.

Ndryshe nga herët e tjera, tani sondazhet po bëhen në një lokal ku klientët mund të deklarojnë preferencat e tyre duke porositur makijaton me fytyrën e njërit prej pretendentëve për kandidat.

Çdo makiato me fytyrën e kandidatit regjistrohet dhe publikohet në një ekran gjigant, ku çdokush mund të shohë preferencat e qytetarëve, ndërkohë që rezultati final i këtij sondazhi me makiato do të publikohet vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve.

Tashmë kafeneja ‘Kofein’ në Moskë është bërë e famshme me makijatot e saj, me fytyrën e kandidatëve presidencial të pikturuar me kanellë mbi shkumën e qumështit të saj. Në momentin që klienti porosit kafe, atij i ofrohet të zgjedhë mes 5 kandidatëve të mundshëm.

Në foto nga e majta lart: Vladimir Zhirinovski, Gennady Zyuganov dhe Vladimir Putin, ndërsa më poshtë janë portretizuar Mikhail Prokhorov dhe Sergei Mironov.