Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 20:54

Këtij majmuni foshnje, i lindur në qershor, nuk i është vënë ende emri për arsye se është e pamundur për t’i përcaktuar gjininë.

Megjithëse i lindur prej 2 muajsh në kopështin zoologjik në Edinburgh, kujdestarët e tij ende nuk e dinë nëse ai është mashkull apo femër. Lorna Hughes, drejtoresha e kopështit zoologjik ka treguar se ky primat i vogël është shndërruar në një hit për kopështin e tyre zoologjik, pasi vizitorë të shumtë vijnë enkas për të.

“Lindja e çdo kafshe në kopështin zoologjik është speciale, por rasti i këtij majmuni është me të vërtetë emocionues,” ka thënë Lorna. “Shpresojmë që të kuptojmë gjininë e tij kur të kalojë moshën 4 mujore dhe atëhere të mund t’i vëmë një emër.” (LajmeShqip.com)