Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 12:52

Më shumë se 100 kafshë nga Kazakistani dhe Kirgiztani kanë marrë pjesë në një organizim ku ishin të ftuar të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake më të çuditshme.

Macja në foto është ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen. Pamja e saj me dhëmbët si vampir dhe me gjuhën flakë të kuqe i shtynte shumë persona që të bënin fotografi me të.

Kjo mace e racës Don Sphynx është me origjinë ruse dhe nuk ka qime. Megjithëse me një pamje të egër, kjo racë përshkruhet si e dashur dhe shumë e afrueshme me njerëzit. Raca është shfaqur për herë të parë në vitin 1987 në qytetin Rostov-on-Don.

Elena Kovaleva, profesoreshë në Institutin Pedagogjik Shtetëror në Rusi, e gjeti macen brenda një thesi që po përdorej si top futbolli nga disa fëmijë të vegjël dhe e mori në shtëpi. Me kalimin e kohës macja i humbi qimet dhe të gjithë pasardhësit e saj ishin gjithashtu pa qime.