Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 15:00

Abuxha – Në Sokot të Nigerisë është shënuar një rast i pazakontë i një deleje. Për shkak të komplikacioneve gjatë barrës, kafsha është dërguar në stacionin e veterinarisë, ku polli edhe “njeriun-dele”. Të paktën kështu thonë banorët lokalë!

Mjeku Ismail Usman ka sqaruar se është e pamundur që delja të lindë gjysmë-njeri e gjysmë-qengj, edhe nëse njeriu kryen marrëdhënie seksuale me delen.

Ai tha se “njeriu-dele” është një qengj me deformime gjenetike, si pasojë e zhvillimit jonormal. Ndërsa, pasojat e kësaj mund të jenë sëmundjet, rrezatimi, sasia e madhe e hormoneve ose ilaçeve që ka mundur t’i konsumojë delja.

Pavarësisht shpjegimit shkencor që ka dhënë mjeku, bashkëfshatarët, të cilët e kanë quajtur krijesën ‘bishë’, kërkojnë të zbulojnë autorin e këtij akti ‘amoral’ dhe ta dëbojnë prej fshatit të tyre. (LajmeShqip.com)