Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 09:59

Kaliforni – Jaiya Ma, 34 vjeçe, bashkëjetonte me të fejuarin e saj Jon Hanauer, 49 vjeç, kur pas gjashtë vitesh ai i jep asaj lirinë për të gjetur një të dashur të ri. Pas pak javësh ajo u dashurua me profesorin e klasës së baletit Ian Ferguson 44 vjeçar, dhe pas një viti mbeti shtatzënë prej tij.

Ajo çfarë e bën akoma edhe më të veçantë këtë ngjarje, është se Jon e mbështeti Jaiyan dhe mirëpriti në shtëpinë e tij Ianin, ku të dy bashkë asistuan për të ndihmuar gruan që dashuronin për të lindur fëmijën e saj të parë në një vaskë.

Tani kjo treshe vazhdon të bashkëjetojë në një shtëpi dhe të kujdesen për rritjen e Eamonit të vogël, 2 vjeç e gjysëm.

Jaiya, e cila është një seksiologe, më parë ishte e fejuar me Tonyn, por ai nuk mund ta duronte dot praninë e Jonit, pavarësisht pretendimeve se marrëdhënia e tyre ishte e hapur.

Pas gjashtë muaj bashkëjetese, Jaiya dhe Jon filluan të punonin bashkë dhe të ndihmonin çiftet që kishin probleme me seksin në jetën e tyre. Ata të dy shkruan një libër “Red Hot Touch” (Prekja e kuqe e nxehtë) i cili trajton rëndësinë e të prekurit të partnerit për të mbajtur lidhjen gjallë.

“Ne kemi patur një marrëdhënie të hapur, ku mund të ishim të ndershëm dhe t’i tregonim njëri-tjetrit nëse ndiheshim të tërhequr prej dikujt tjetër,” është shprehur Jaiya për gazetarin e Daily Mail.

Njohja me Ian, që edhe ai ishte mbështetës i marrëdhënieve polidashurore, ishte një rastësi dhe një takim pikërisht në momentin e duhur.

Eamon e thërret Ianin “babi” pa ia treguar askush, dhe Jonin “Baba Xhon”. Kjo familje poliamorose është e bindur që vështirësitë e tyre do të theksohen kur djali të fillojë të shkojë në shkollë dhe të shoh ndryshimet. Por ata shpresojnë që të nisin aventura të reja dhe të krijojnë një grup më të madh të komunitetit të tyre. (LajmeShqip.com)