Lajme Shqip Sunday, 18 March 2012 10:53

Kur Jack Froese, 32 vjeç, në qershor të viti 2011 vdiq nga ataku kardiak, la në zi miq dhe familjarë të tij. Por BBC ka raportuar se disa e-mail-e misterioze janë postuar nga adresa e tij elektronike pas vdekjes, duke i dhënë shumë gëzim personave të afërm me të.

Nëntorin e kaluar, 5 muaj pas vdekjes së Froese, miku i tij më i mirë i fëmijërisë Tom Hart ka marrë një e-mail nga adresa e mikut të tij të vdekur.

Siç ka deklaruar edhe vetë Hart për BBC: “Një natë Nëntori isha ulur në divanin tim dhe po kontrolloja postën elektronike në celular. Në një moment u shfaq emri i Jack Froese dhe teksa e lexoja u drodha i tëri. Mesazhi ishte shumë i shkurtër dhe fliste për gjëra që na takonin vetëm mua dhe Jack”.

Subjekti i e-mail-it ishte: “Po të shikoj” dhe poshtë në tekst thuhej: ”Më dëgjove? Jam në shtëpinë tënde. Pastroje papafingon tënde”. Siç tregon edhe Hart, pak para vdekejs të Froese, të dy kishin pasur një debat për papafingon e Hart, të cilën Froese e kishte tallur se e mbante rrëmujë.

Edhe kushëriri i Froese, Jimmy McGraw thotë se ka marrë një e-mail nga Jack që e informonte për një aksident tragjik që i kishte ndodhur dajës së tyre pas vdekjes së vetë Froese. Kushëriri i tij është shprehur “Do të më pëlqente të thoja se ai që na ka shkruar është Jack, pasi ende më ndjek në mëndje ideja e largimit të tij nga kjo botë. Mendimi se ai po përpiqet të vihet në kontakt me mua më bën të ndihem mirë, por nëse kjo është shaka e dikujt që ka thyer adresën e tij, dua t’i them se lojrat e tij nuk po na shqetësojnë aspak”. (LajmeShqip.com)