Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 09:56

Bjellorusi Kiril Shimko ka arritur që me duart e tij të fuqishme dhe të lira të ndalojë dy aeroplanë që u përpoqën të fluturojnë.

Aeroplanët ishin të tipit “jak 52”, pesha e të cilëve është ton dy e gjysmë, ndërsa Shimko peshon 130 kilogramë, transmeton TetovaSot.

Ai është i listuar në Librin Gines të Rekordeve në vitin 2009 kur së bashku me mikun e tij Pavel Sorok arriti të tërheq një tank rus të rëndë 31 ton.

E njëjta dyshe tërhoqën një bombardues që peshonte 150 ton, dhe një vinç 118 ton.