Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 13:30

Nuk ka asnjë dyshim që ky qenush i vogël e ka merituar çmimin e fituar.

Yoda quhet qeni që gëzon çmimin e marrë në Kaliforni të Amerikës. Megjithëse është shumë i shëmtuar ai është shumë i llastuar. Pronarja e tij Terry Schumacher thotë se ka rënë në dashuri me këtë kafshë menjëherë si e ka parë.

Qenushi 14-vjeçar me origjinë nga Kina, tashmë është pjesë e një familje që e dashuron dhe e adhuron. Ai ushqehet me të njëjtin ushqim si pjesëtarët e tjerë të familjes dhe e shoqëron padronen e tij gjithandej, madje edhe në punë.

Ky eveniment daton 23-vjetorin e tij dhe është organizuar me qëllim për të rritur vetëndërgjegjshmërinë e njerëzve ndaj qenve në nevojë.

Disa prej finalistëve në këtë konkurs nuk kishin sy, gjymtyrë të aksidentuara dhe kishin forma dhe përmasa nga më të ndryshmet.

Fituesi i vitit të kaluar, qeni Chihuahua i quajtur Pricesha Abi, mori pjesë sërish këtë vit por nuk pati fati të fitonte sërish çmimin e madh. (LajmeShqip.com)