Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 11:31

New York – Këta kunguj janë vepra arti! Artisti Ray Villafane ka krijuar diçka kaq speciale për ditën e shënuar të kungujve, festën e Halloween-it, sa gjithë të pranishmit kanë ngelur me gojë hapur!


Ray ka kaluar orë të tëra duke gdhendur fruta të mëdha portokalli, për t’ia bashkëngjitur kungujve gjigand, për të krijuar format e një mumjeje të tmerrshme.
Çfarë e bën këtë vepër të pabesueshme, është fakti se Ray nuk ka marrë asnjë trajnim rreth artit të gdhendjes, por gjithçka ka qenë frut i vullnetit dhe ekperimentimeve të herëpashershme me një bisturi të vogël në dorë.


Ray tashmë është një artist i konfirmuar dhe mjaft i njohur për skulpturat e tij prej rëre, por vepra e sivjetshme ishte diçka vërtetë e veçantë për këtë festë, pavarësisht se ajo kishte formën e një zombie friksues. Për të arritur që të sjellë formën e një trupi të vdekur, ai ka përdorur dy kunguj, kungujt më të mëdhenj të korrur gjatë këtij viti, njëri prej të cilëve ka patur një madhësi rekord.


Ai shpenzoi orë të tëra gdhëndjeje mbi punën e tij artistike, mbi mumjen e tij të artit, dhe për shpërblim mori brohoritje dhe duartrokitje të shumta.
Ray Villafane për të sjellë artin e tij ka përdorur një kungull prej 2.300 eurosh. (LajmeShqip.com)