Kulla e famshme e Eifelit është përshkruar nga një rrufe rrënqethëse në mes të një qielli të pastër, por që e ka ndriçuar mrekullisht bukur me shkëndija blu.
Kjo foto e kësaj rrufeje që godet kullën më të famshme me gjatësi 324 metra dhe e ndërtuar e tëra prej hekuri është fotografuar nga një amator i rastit, Bertrand Kulik.
Parisi i njohur si qyteti i dritave, atë ditë i ka habitur admiruesit dhe vizitorët e tij me qiellin e tij të kthjellët që lëshonte rrufe. Me aparatin e tij duke fotografuar, ai asnjëherë nuk e kishte menduar që do të kapte një foto që të tregonte kaq mirë rrufenë mbi Eifel! (LajmeShqip.com)