Lajme Shqip Saturday, 28 April 2012 08:30

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur përgatitjet për një hapjen e një ekspozitë kushtuar kubit Rubik, loja më e shitur në botë e cila është ideuar në vitin 1974.

Kjo ekspozitë do të shënojë 40-vjetorin e shpikjes së kubit nga hungarezi Erno Rubik. Rubik tashmë 67 vjeç ishte në atë kohe profesor i arkitekturës në Universitetin e Artëve të Aplikuara në Budapest dhe donte të ndihmonte studentët e tij të kuptonin hapësirën tre dimensionale.

Por kur vuri se se studentët dhe kolegët nuk ishin në gjendje të shkëputeshin nga loja kuptoi se shpikja e tij mund të kthehej në një sukses në mbarë botën. Tregtimi i lojës filloi në vitin 1980 dhe prej asaj kohe janë shitur 500 milionë kopje pa llogaritur lodrat falco. Kjo ekspozitë do të bëjë xhiron në muzetë e shkencës dhe teknikës në mbarë boten për shtatë vjet.