Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 14:25

Truqet e çuditshme me vetura nuk është më sporti i preferuar i Arabëve.

Në këtë seri forografish nga fotoreporteri Mohamed Al Hwaity, burrat Saudit gjatë një ekskursioni në qytetin Taif shkrepin armët shumë afër vetes, e gjithë kjo vetëm për të bërë qejf.

Përderisa hidhen dhe bien në tokë, tymi nga shkrepja e armës dhe drita e zjarrit krijojnë përshtypjen se ata janë duke fluturuar me atë armë.

Ky lloj ‘vallëzimi’ është duke zënë vendin e vallëzimit tradicional të shpatave, dhe praktikohet në dasma, festa të diplomimit etj.