Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 14:48

Kinë – Qyteti kinez Fujin në provincën verilindore të Heilongjiang është shndërruar në fillim të kësaj jave në një garë kërcimi për robotë me pjesëmarrës nga 29 skuadra nga Kina, Rusia, Meksika dhe Koreja e Jugut.

Konkursi ishte ndarë në nëntë kategori, si ato të rezervuara për valltarë me mish dhe gjak: solist, në grup, klasike dhe Yangge (një kërcim rural në Kinë).

Ekipi nga Universiteti i Meksikës ka marrë çmimin e parë në kategorinë e kërcimit solo pas një ditë gare, teksa skuadra e Universitetit të Anglisë, Harbin ka marrë plot katër çmime.

Çmime morën Universiteti i Shanghai Jiaotong, Universiteti i St. Petersburg, Universiteti i National dhe një shkollë e mesme në Fujin. Kush tërhoqi vëmendjen ishte një çift robotësh në formën e pandave gjigante.