Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 12:36

Nëse jetoni në Amerikën Latine, me siguri se jeni një nga njerëzit më të lumtur në planet. E kjo vërtetohet rezultatet e hulumtimit që ka publikuar instituti ‘Gallup’.

Për herë të parë gjatë dekadës së fundit, kompania e hulumtimeve raportoi se të gjitha shtetet në Top 10 në ‘Indeksin e Përvojës Pozitive’ janë nga Amerika Latine. Në vendin e parë ëshë Paraguaji, që ka shënuar një rezultat prej 89 pikëve, përcjellur nga Ekuadori dhe Guatemala, ku këto të dyja shënuan rezultat prej 84 pikëve. Këto rrezultate janë përmbledhje të pesë pyetjeve që hulumtimi ka pasur për bazë në hulumtin i cili është zhvilluar në 143 shtete rreth botës, transmeton Lajmi.net.

Në përgjithësi, 70% e respodentëve ishin përgjigjur se ata trajtohen me respekt, qeshin dhe buzëqeshin shpesh, ndjejnë kënaqësi në shumicën e kohës, dhe pushojnë mjaftueshëm, rrezultati i përgjithshëm global nuk ka dallim të madh nga viti paraprap kur ishte 71%, edhe Kosova ka qenë pjesë e këtij hulumtimi dhe ajo është e renditur e 58’ta në këtë listë, kurse Shqipëria e 63’ta.