Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 15:30

Los Angelos – Amerikania Sheyla Hershey, mban një rekord të pazakontë, sepse 22 herë ka implantuar silikone në gjinjtë e saj, që deri tani i kanë kushtuar 250.000 dollarë. Madhësia e gjoksit të saj është 38KKK, ndërsa diametri i gjinjve arrin në 142 centimetra.

“Gjinjtë i konsideroj si fëmijët e mi, i dua si t’i kem fëmijë. Ashtu si i kam mendoj se janë gjëja më e mirë në jetën time”, ka thënë Sheyla.

Ajo pohon se për shkak të gjoksit të bujshëm shpesh merr komente jo të hijshme në rrugë, si dhe se me to nuk mund të vrapojë. Kur han, ushqimi shpesh përfundon në dekoltenë e saj dhe vajzën e saj nuk arrin dot ta përqafojë normalisht.

“Ky është çmimi i bukurisë”, thotë ajo.

Sheyla për herë të parë ka futur silikon në gjoks në moshën 18 vjeçare, ndërkohë që sasia e silikonit në gjinjtë e saj i tejkalon 4 litra.