Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 15:23

Në javën e ardhshme, në natën ndërmjet të mërkurës e të enjtes, na pret shiu meteorit Perseidi, fenomen vjetor për të cilin astronomët thonë se kësaj radhe do të jetë veçanërisht spektakular, transmeton Koha.net.

Në kohën kur ky “fishekzjarr kozmosi” do të shihet në gjithë botën dhe kur ai do ta arrijë kulmin, nëpër qiell do të avullohen deri në 100 yje në orë.

Për ata që e duan këtë fenomen, fat është se hëna do të gjendet në fazën e vet më të errët ndaj dhe fenomeni do të mund të vërehet shumë mirë.

“Do të jetë spektakël i vërtetë i vitit” ka deklaruar astronomi Morghan Hollis nga Shoqata britanike mbretërore . “Do të kemi rastin të shohim shumë më shumë se sa zakonisht “, ka shtuar ai.

Shiu i meteorëve është “reshje qiellore” që ndodh çdo vit ndërmjet 23 korrikut e 20 gushtit. Ai “shi” vjen nga bishti i kometës Swift-Tatle e cila kalon qarkun përreth sistemit diellor brenda 130 vjetësh duke lënë prapa vetes re meteorësh.

Derisa Toka rrotullohet përreth Diellit, këto “kokrra” depërtojnë në atmosferë me shpejtë prej 60 km në sekondë deh digjen në të.

Perseidi është i njohur edhe me emrin “Lotët t Lorencit të shenjtë”, pasi ai ndodh në ditën e shenjtorit katolik irlandez Lorenz (10 gusht).