Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 12:52

Në këndvështrim të parë kjo shtëpi do t’ju dukej si me imazhe të ngjashme plazhi, por do të gaboheshit pasi dyshemeja është e shtruar me rërë dhe muret të ndërtuara me gurë.
Por gjëja më e pabesueshme e këtij hoteli në Amerikpn Jugore është fakti se ai është u ndërtuar nga kripa, duke përfshirë edhe shumicën e mobilieve.

Hoteli “de Sal”, afër Colchanit në Bolivi, mirëpret mysafirët që shkojnë për të vizituar ambientin mahnitës të ndërtuar nga kripa. Turistët mund të prenotojnë një dhomë gjumi të kompletuar me krevatin e ndërtuar prej kripës dhe mëngjesin e përfshirë në menu, ku edhe ajo do t’u serviret me aksesorë të ndërtuar prej kripës.

Udhëheqësi i grupit turistik Pedro Pablo Michael Rocha, që angazhohet për të organizuar vizita të shpeshta turistike në këtë vend, ka thënë: “Më pëlqen shumë kur njerëzit vijnë këtu për herë të parë. Atyre nuk u besohet që çdo gjë është e ndërtuar prej kripës, aq sa disa prej tyre kanë lëpirë mobiliet për t’u siguruar që ishin prej kripe apo jo! Është një eksperiencë e mrekullueshme të vish në një vend të tillë ku materialet natyrore janë përdorur për të ndërtuar diçka të tillë, si një hotel.”

Kjo banesë e famshme është ndërtuar si pasojë e disa transformimeve që kanë pësuar disa liqene parahistorike. Për këtë arsye, fushat janë të mbuluara nga disa metra me kore kripe, e cila ka një qëndrueshmëri të pazakontë, aq sa mbulon një ‘depozitë’ shëllire jashtëzakonisht të pasur me litium.

Megjithëse kjo zonë ka qenë e vizituar nga turistët prej një kohe të gjatë, vetëm gjatë pesë viteve të fundit është ndërtuar hoteli i famshëm prej kripe.

Litiumi që kjo zonë zotëron, përbën gati gjysmën e asaj që botës i nevojitet për të përdorur për bateritë e celularëve dhe kompjuterëve, si dhe për makinat elektrike, për të cilat është një element kyç. (LajmeShqip.com)