Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 11:37

Jean Louis nga Franca është gjobitur nga Gjykata e Apelit me 10 mijë euro për moskryerjen e marrëdhënieve seksuale gjatë martesës me gruan e tij. Francezi 51 vjeçar duke neglizhuar detyrimet e tij martesore përfundoi në gjyq, aq sa çështja e tij e divorcit shkoi deri në Gjykatën e Apelit.

Çifti i cili kishte qënë i martuar prej 21 vitesh dhe kishte patur 2 vajza, pati një përfundim që mund të regjistrohet ndër rastet e rralla. Ndërkohë që rastet e marrëdhënieve seksuale kundra dëshirës dhe me dhunë ndaj grave kanë mbushur skedarët e divorceve, rasti i padisë së gruas ndaj burrit neglizhent, është diçka e rrallë!

Sipas Kodit Civil dhe Penal të Francës, kërkohet që të dyja palët të respektojnë bashkëjetesën e tyre, duke qënë të detyruar sipas ligjit për të patur marrëdhënie seksuale të përbashkëta.

Por, 51 vjeçari nuk i ka shpëtuar dot gjobës prej 10 mijë eurosh edhe me pretendimin e tij se moskryerja e marrëdhënieve seksuale ka qënë për shkak të stresit në punë dhe problemeve shëndetësore. (LajmeShqip.com)