Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 10:30

Japoni – Muzeu me i madh ne bote ka hapur dyert e tij në dunën Tottori Sand. Kryeveprat e ekspozuara te ketij muzeu kane qene befasuese, te parat e ketij lloji ne bote.

Pamjet nga e gjithë bota, objekte dhe skena të tëra nga jeta e përditshme qe jane krijuar me rërë, çuditen dhe mahniten të pranishmit që e vizituan për herë të parë këtë muze.

Disa skulptorë ripërtërijnë çdo vit veprat e tyre duke u bazuar në tematika të ndryshme.

Muzeu kete vit kishte tematike kryesore lidhur me lojrat olimpike që do të zhvillohen në Londër.

William Shakespeare dhe Mbretëresha Elizabeth ishin dy nga veprat e shfaqura në ekspozitën e muzeut të parë të rërës, ekspozite e cila do te qëndroje e hapur për vizitorët deri në Janar te vitit 2013.