Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 13:41

Në qoftë se Babagjyshi i Vitit të Ri do ta dinte që nuk ishte treguar një fëmijë i mirë, me siguri që nuk do t’i sillte asnjë dhuratë për Vit të Ri, as nga dritarja, dhe aq më pak, as nga oxhaku!

Adoleshenti 17 vjeçar nga Atlanta është arrestuar përpara 3 ditësh për akuzën e tentativës për vjedhje.

Renaldo Jack kishte hyrë në oxhakun e një shtëpie, për të arritur qëllimin e tij, vjedhjen. Por plani i dështoi, pasi ai ngeci në oxhak.

Pasi kishte kaluar 11 orë i bllokuar në oxhak, një grua që kalonte aty afër ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të “Babagjyshit” që kishte ngecur në oxhak.

Me ardhjen e policisë Remaldo shpëtoi nga oxhaku, por jo nga arrestimi. (LajmeShqip.com)