Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 21:05

Një grua në Amerikë ka tentuar që të vjedh gjëra nga një makinë, por që nuk ka arritur të kryej këtë “mision” me sukses.

Ajo është kapur në momentin që po vidhte nga pronari i makinës, i cili kishte qëndruar i qetë në momentin që e kishte parë duke vjedhur në makinën e tij, raporton Mirror.

Ai e incizon këtë grua përderisa ajo shihet se është duke i marrë gjërat nga makina e tij, transmeton Koha.net.

Gruaja spanjisht folëse në momentin që deshi të largohej nga makina me gjërat e vjedhura, përballet me pronarin e makinës i cili e detyron që t’i kthej përsëri gjërat në vend.