Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 14:15

Miru Kim është një ish-studente e mjekësisë, e cila ka vendosur të qëndrojë në një stallë para galerisë Art Basel Miami 2011 në Amerikë, komplet e zhveshur dhe në shoqërinë e dy derrave.

Ajo do të qëndrojë me ta për 4 ditë në vazhdim; do të hajë dhe do të flejë bashkë me ta. 30-vjeçarja që dikur ka qenë mjaft e fiksuar pas pastërtisë, tani ka vendosur ta mundë këtë fobi duke ndenjur në një ambient ku qëndrimi nuk është aspak i lehtë.

Ajo është vajza e një filozofi korean dhe është e njohur për fotografitë e saj lakuriq në vënde të çuditshme, si p.sh në fabrika të braktisura, tunele edhe ura.

Kjo është hera e dytë që Kim merr përsipër në jetesë kaq të vështirë. E kishte provuar edhe më parë në muajin shkurt, por nuk pati arritur të mposhte frikën e saj ndaj pisllëkut, prandaj vendosi që të hyjë edhe njëherë në një stallë. (LajmeShqip.com)