Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 12:00

Kerrie Jewell 41 vjeçare, pohon se është në prag të vetëvrasjes për shkak të madhësisë së gjoksit të saj që ka shkuar në masën 40HH.

Kerrie e cila thotë se gjatë 25 viteve të fundit ka jetuar në mes të fyerjeve dhe keqtrajtimeve, siguron edhe ndihmë ekonomike dhe shëndetësore për aftësi të kufizuara. Znj. Jewell vuan nga dhimbje paralizuese mbrapa supit dhe këmbës.

Ajo kujton se, që në moshën 16 vjeçare i përgjërohej doktorëve për t’ja operuar gjoksin dhe për t’ja reduktuar.

Që në atë moshë ishte e detyruar të paguante 50 paund për të porositur sytjena të posaçme në madhësinë e gjoksit të saj.

“Shpesh herë më kanë ardhur mendime vetëvrasjeje dhe po të mos ishte për burrin tim të dashur Craig, dhe dy macet e mia, unë nuk do të isha më mes jush. Ndjehem shumë e ulët dhe e turpëruar me veten time për shkak të komenteve që shkaktoj çdo ditë.

Më bëjnë komente shumë të ndyra. Kam qenë e depresionuar prej vitesh… Craig ka qenë i vetmi mashkull që më ka marrë për atë çfarë jam dhe jo atë çfarë kam.”

(LajmeShqip.com)