Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 12:33

Susanne Eman konsumon më shumë se 20 mijë kalori në ditë. Ajo peshon 330 kg dhe synon të arrijë peshën prej 730 kg, me qëllimin për t’u shndërruar në gruan më të shëndoshë të të gjithë historisë së njerëzimit.

Susanne 32-vjeçare thotë  se sa më shumë shëndoshet, aq më mirë ndihet. Madje ajo ndihet më e sigurt dhe seksi me pamjen e saj.

“Kur unë fillova të shtoja peshë, vura re se shumë  meshkuj filluan të tërhiqeshin nga unë. Kjo gjë më bëri të ndjehem mirë. Dua të thyej stigmën që, të qënit i shëndoshë është diçka e keqe.”

Dy djemtë e saj Gabriel 16 dhe Brendin 12 kanë një dietë ushqimore normale, por Susanne insiston se ndihet mirë dhe se kujdeset për shëndetin e saj.

“Unë kërcej çdo ditë dhe bëj ushtrime për muskujt e mi sepse vetëm në këtë mënyrë ato mund të jenë në gjëndje të mbajnë peshën time. Çdo javë kontrolloj presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak. Por deri tani, nuk kam shkuar pranë zonës së rrezikut.”

Ndërsa doktori Patrick Flite është shprehur:

“Ajo po luan me jetën e saj, por ajo është në gjëndje të marrë vendime vetë dhe nuk shoh të ketë probleme psikiatrike apo diçka të ngjashme. Ky është një nga rastet më të trishtueshëm që kam parë ndonjëherë. Nuk është e mundur që të kesh një peshë të tillë dhe të ndihesh mirë!”

Susanne kërkon të thyejë rekordin e vendosur nga Carol Yager, amerikanes nga Michigani, e cila vdiq në moshën 34-vjeçare, me peshë 723 kilogramë.

Mbase ajo çfarë Susanne nuk është bindur ende, është probabiliteti i madh që kanë njerëzit mbi peshë për të patur sëmundje nga zemra, atake kardiake dhe osteoartritis; gjithashtu edhe presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, diabet dhe kancer. (LajmeShqip.com)