Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 14:18

Teksa sot Rachel Sadler mban në krah dy foshnjet e saja, nuk i besohet që gjithëçka është bërë realitet.

Rachel dhe bashkëshorti i saj Mark kanë shpenzuar 80 mijë euro për ndjekjen e nëntë cikleve trajtuese  për fertilitetin.

Udhëtimi i tyre nëpër klinikat në botë nisën atëhere kur u zbulua se zonja Sadler ishte alergjike ndaj spermës së burrit të saj dhe prandaj nuk ngelte dot shtatzënë. Qelizat vrastare që ndodheshin në organizmin e saj kishin një nivel aq të lartë saqë shkatërronin spermën madje edhe embrionin e sapo formuar, në qoftë se ajo nuk do të merrte trajtimin e duhur.

Rasti i saj është unikal. Asaj i është dashur të shkojë ne Meksikë për kryerjen e terapisë me limfocitet imunitare, për t’i injektuar asaj qeliza të bardha të bashkëshortit të saj, me qëllim që ajo të mos kishte më alergji ndaj spermës së tij. Por niveli i qelizave të saj vrastare ishte aq i madh saqë asaj i prishej embrioni për shkak të këtij problemi.

Më në fund, mbas 9 vitesh ajo gjeti zgjidhje. Mjekët për herë të parë bën këtë transplant të qelizave të bardha të bashkëshortit të saj gjatë gjithë kohës së shtatzënisë, duke i mundësuar atyre më në fund që të bëheshin prindër.

Megjithëse kanë udhëtuar 15 milje dhe kanë shpenzuar 80 mijë euro, ata nuk i kanë pishman pasi çdo sakrificë për ta ja vlejti. (LajmeShqip.com)