Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 12:40

Sa larg mendoni se do ta nxisnit takimin tuaj të parë?

Kur kjo pyetje ju drejtua 10 mijë njerëzve, anketimi nxori se gratë e shëndosha ishin ato që ju përgjigjën duke thënë se ishin të hapura ndaj të gjitha mundësive në takimin e parë. Gjithashtu ky sondazh zbuloi se sa më të shëndosha të ishin gratë aq më shumë ishin të hapura ndaj seksit që në takimin e parë.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për meshkujt. Sipas sondazhit ata që kishin trup me formë atleti ishin më të hapur ndaj të gjitha varianteve që në takimin e parë, ndryshe nga ata me trup më të rrumbullakosur.

Gjithashtu, burrat e martuar ishin më të predispozuar për të kryer marrëdhënie seksuale që në takimin e parë se sa ‘homologët’ e tyre beqar.

Grave që u pëlqenin pijet dhe makinat, kalonin më shumë kohë nëpër bare dhe ishin më të prirura për të bërë seks që në takimin e parë.

Sipas këtij sondazhi u dallua edhe një veçori tjetër: femrat sa më pak të arsimuara të ishin aq më shumë ishin të hapura ndaj seksit; ndërsa meshkujt sa më shumë të arsimuar të ishin aq më shumë ishin të hapur ndaj seksit. (LajmeShqip.com)