Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 14:55

Një tub i futur në serbatorin e makinës të policisë dhe gishti i mesit i ngritur lart, ishte ky veprimi që i riu Michael Baker, 20-vjeç, nga Kentucky kishte bërë dhe më pas e kishte fotografuar për t’u mburrur për gjestin.

Por imazhi ka përfunduar në Facebook dhe policia e Jenkons, e ka arrestuar të riun me akuzën e vjedhjes.

Baker tha për kanalin Wymt-TV se në makinë nuk kishte shumë benzinë dhe donte thjesht të bënte një shaka.

Fotoja është bërë të premten nga e dashura e tij dhe më pas ai e ka postuar në internet. Pas këtij episodi autoritetet lokale kanë thënë se do të blejnë kapakë serbatori që janë të kyçura.