Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 14:00

Johanna Quaas është një grua super elastike, e cila në moshën 86-vjeçare gëzon një formë fizike të shkëlqyer.

Edhe pse në një moshë të madhe ajo nuk ka humbur asnjë nga reflekset e saj prej gjimnasteje dhe këtë e provoi shumë mirë në ushtrimet në paralele dhe në demonstrimin akrobatik gjatë Cottbus World Cup 2012, që u zhvillua në Gjermani, ku mori një trofe të merituar.

Zonja Johanna thotë se e ka nisur gjimnastikën në moshën 30-vjeçare, rast i rallë për këtë disiplinë, por talenti është talent dhe shfaqet në çdo moshë. Më shumë se 50 vite me radhë ajo është ushtruar duke e mbajtur trupin në formë dhe duke mos humbur aftësinë për të kryer lëvizje speciale në paralele, në traun e ekuilibrit dhe në ushtrimet mbi tapet.

Lëvizjet e saj janë si të një gjimnasteje 20-vjeçare.