Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 16:23

Oktoberfesti nuk është aq afër, por nëse keni vendosur të shkoni, mos fotografoni ushqimet tradicionale gjermane për t’i ngarkuar në rrjetin social, sepse kjo është ilegale.

Fotografitë e ushqimit, janë shumë të popullarizuara në rrjete sociale. Nën thurjen #foodporn, shohim ushqime të ndryshme, që vinë nga të gjitha anët e botës.

Por, më nuk do të shohim diçka të tillë, të fotografuar në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2013, Gjykata Federale e Drejtësisë ka vendosur se ushqimi është pronë artistike e krijuesit. Kjo do të thotë së ju duhet të pyesni kuzhinierin, para se ta fotografoni dhe ta ngarkoni në rrjetin social.

Nëse dëshironi të fotografoni ushqimin e vendit ku drekoni, duhet të pyesni fillimisht pronarët, qoftë edhe nëse është për Instagram.

Sidoqoftë, ueb-faqja gjermane Anwalt.de, e cila merret me çështje ligjore, ka thënë se edhe ushqimi konsiderohet art, shkaku i dizajnit që i bëhet.