Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 13:54

Dy persona në Poloni thonë se ata mund të kenë gjetur një tren nazist që është i mbush me ar, diamante dhe armë që është zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportojnë mediat polake

Treni besohet të jetë zhdukur afër zonës që tani është qyteti polak, Wroclaw, gjatë kohës kur janë afruar forcat sovjetike në vitin 1945.

Një firmë ligjore në jug-perëndim të Polonisë thotë se është kontaktuar nga dy persona që kanë zbuluar trenin e blinduar.

Mediat polake raportojnë se personat që e kanë gjetur duan 10% të vlerës që treni përmban.

Kërkesa iu bë një zyre ligjore në Walbrzych. “Avokatët, ushtria, policia dhe zjarrfikësit po merren me këtë,” tha Marika Tokarska, një zyrtare në qarkun Walbrzych, shkruan Reuters.

“Zona nuk është gërmuar kurrë më parë dhe nuk e dimë se çfarë mund të gjejmë”.

Dy personat që e kanë gjetur janë njëri polak dhe tjetri gjerman. Ata u lidhën me zyrtarët e qytetit, dhe kanë formuar një komision emergjence të udhëhequr nga kryetari i komunës për të hetuar mbi pretendimet e dy personave.

Një sajt polak shkruan se treni ishte i gjatë 150m dhe mund të ketë 300 ton ar në bord.

Joanna Lamparska, një historiane e fokusuar në këtë zonë, tha për Radio Wroclaw se treni thuhet të jetë zhdukur në një tunel, dhe se kishte ar dhe material të rrezikshme në bord.

Kërkime të mëparshme për trenin kanë rezultuar të kota, tha Radio Wroclaw.