Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 15:22

Një gjarpër i vogël u gjet në një shishe të mbyllur të ujit mineral, dhe iu shërbye hiq më pak se ministrit indian të shëndetësisë, JP Nadda, ku qeveria ishte duke mbajtur një takim.

Shishja që përmbante zvarranikun e vogël u zbulua nga një mjek, që alarmoi personelin, të cilët më pas e larguan atë me të gjitha shishet e tjera për siguri.

Se si hyri gjarpri në shishe mbetet e panjohur (edhe pse pronari i kompanisë të ujit e ka etiketuar këtë rast si një komplot), por gjarpri i vogël, nuk mendohet të jetë një specie ujore. /Lajmi.net