Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 08:51

Raporti i dashurisë prind-fëmijë shpesh është i zhdrejtë. Rasti i një infermiereje, që u braktis në jetimore kur ishte foshnje nga nëna e saj e alkoolizuar, e tregon më së miri këtë.

Phyllis Whitsell, u rrit në jetimore deri në moshën 4-vjeçare kur u adoptua nga një familje. U rrit me idenë se nëna e saj, Bridget Ryan kishte ndërruar jetë nga tuberkulozi, por gjithmonë u tregua mosbesuese ndaj kësaj ideje dhe vendosi disa vite më parë që të punësojë një detektiv privat për të mësuar të vërtetën.

Dhe e vërteta ishte krejt ndryshe, transmeton TCh shkrimin. Nëna e saj ishte gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke shfrytëzuar profesionin si infermiere, Phyllis vendos ta kontaktojë dhe t’i qëndronte pranë në ditët e fundit jetës së saj me një akt të pashembullt vetëmohimi.

Ajo u kujdes ta ushqente, pastronte dhe t’i qëndronte pranë në çdo moment të ditës dhe të natës, deri kur nëna e saj ndërroi jetë dhe të gjithë këtë e bëri duke mos i treguar në asnjë moment të vërtetën; që infermierja që po përkujdesej për të ishte e bija e saj.

Phyllis po mendon që historinë e vet dhe peripecitë e kaluara në jetë t’i hedhë në një libër, nxitur edhe nga mikja e saj e ngushtë gazetare, Barbara Fisher.