Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 16:58

Një turist në Taipei të Tajvanit bëri një gabim që mund të kishte kushtuar shumë shtrenjtë.

Ngjarja ndodhi në ekspozitën “TST Discovery” në Taipei ku u ekspozuan disa nga pikturat më të shtrenjta në botë.

Turisti u pengua duke ecur dhe vendosi dorën në një pikturë të Paolo Porporas e cila u dëmtua.

Riparimet e pikturës kapin vlerën e 1,5 mln eurove.

Për fatin e tij të mirë piktura ishte e siguruar dhe muzeu nuk mori asnjë masë ndaj turistit.