Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 08:42

Kanada – Doktorët kanadez e ftuan një pacient, që ankohej për dhimbje të testikujve, të bënte një eko ultratingujsh të testikujve. Ata janë habitur kur kanë parë që në ekranin e tyre të shndrijë një pamje e frikshme.

Dr. Naji Touma, profesor dhe asistent i urologjisë në Universitetin Queen në Kingston, Ontario, ka thënë: “Ishte një zbulim i befasishëm. Ishte njësoj sikur një vepër arti të dilte nëpërmjet brendësisë së testikujve të pacientit. Sigurisht që kjo është thjeshtë një rastësi. Kjo është një pamje që çdo kush e interpreton në mënyra të ndryshme, por kjo është thjeshtë një rastësi.”

Pacienti paraplegjik 45 vjeçar ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e testikujve, pasi në brendësi të tyre u konstatua tumor, fatmirësisht beninj.
Kur pacienti ka marrë vesh për pamjen e çuditshme që paraqiste ultratingulli i testikujve të tij, nuk ka qenë aspak i interesuar. Asgjë nuk i bënte përshtypje më shumë se sa përgjigja e analizave të tij.

Ky rast u publikua në një gazetë mjekësore nën titullin “Fytyra e një testikuli në dhimbje: Një zbulim i çuditshëm i ultratingujve”. Që nga ajo ditë, artikulli ka shëtitur botën mbarë. (LajmeShqip.com)