Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 17:56

​Fshati Umoja në Kenia ka qenë një zonë pa meshkuj për 25 vitet e fundit dhe ka një arsye shumë të mirë për këtë.

Banorët e Umoja janë të mbijetuarit e sulmeve të tmerrshme të shkaktuara nga një shoqëri patriarkale, duke përfshirë përdhunimin, martesën e detyruar të fëmijëve, dhunës në familje dhe gjymtimit gjenital femëror.

Por që nga viti 1990 vendbanimi pranë Samburu ka shërbyer si mburojë për femrat e keqtrajtuara ku 247 gra dhe fëmijë aktualisht jetojnë atje.

Kjo iniciativë është themeluar nga 15 gra që kishin mbijetuar përdhunimin nga ushtarët, ndërsa ky fshat i pazakontë tashmë ka festuar 25 vjetorin.

 “Jashtë gratë janë duke u sunduar nga meshkujt kështu që ato nuk mund të ndryshojnë diçka”

tha banorja Seita Lengima për The Guardian, transmeton Klan Kosova.

 “Gratë në Umoja kanë lirinë” vazhdoi ajo.

Liria i ka lejuar ato që të fitojnë besim në vetvete derisa jeteësn banoret e Umoja e sigurojnë përmes shitjes së stolive dhe drejtimin e një kampingu turistik afër fshatit të tyre.

Umoja nuk është tërësisht anti-mashkull pasi aty lejohen vizitorë nga ana e seksit të kundërt por ata nuk janë të lejuar që të qëndrojnë për kohë të gjatë.

Pavarësisht se femrat e këtij fshati janë kërcënuar dhe sulmuar nga njerëzit lokal të cilët nuk janë të kënaqur me zgjidhjen, ato janë të vendosura për të sfiduar këtë.

Në Umoja 47 gra jetojnë me 200 fëmijë.