Po ju sjellim një përmbledhje të fotografive më interesante të sjella nga gazetarë të ndryshëm nëpër botë, gjatë vitit 2011. (LajmeShqip.com)
Foto 1: Majmuni Macaque në Indonezi që i rrëmbeu aparatin fotografik njërit prej vizitorëve dhe filloi t’i shkrepte vetes së tij foto të ndryshme.
Foto 2: Qeni që u shpëtua pasi kishte ndenjur tre javë mbi det pas tërmetit të Japonisë.
Foto 3: Transportimi i një lope me helikopter.
Foto 4: Breshka e zbuluar në Sllovaki me dy koka dhe pesë këmbë.
Foto 5: Macja e ulur mbi kapelën e një serbi të Kosovës përballë forcave paqeruajtëse të Gjermanisë në fshatin Jagnjenica.
Foto 6: Ciuchia është qeni që shpëtoi për mrekulli pasi mbi trupin e tij kaluan një sërë vagonash treni. I paralizuar plotësisht në pjesën e mbrapme, atij i është mundësuar ecja me patericë. Banor i shtëpisë së kafshëve të braktisura, ai luan më së miri, madje duke ndjekur edhe macet!
Foto 7: Frank dhe Louie është macje ‘janus’ që ka arritur të mbijetojë më gjatë. Ai është 12-vjeç dhe ka dy gojë, dy hundë dhe tre sy. Frank dhe Louie ndajnë një tru të përbashkët, prandaj fytyrat e tyre reagojnë njësoj njëkohësisht.
Foto 8: Tigri Tyson duke ju nënshtruar trajtimit stomatologjik në një klinikë veterinare në Kolumbi.
Foto 9: Shimpanzeja 2-vjeçare Do Do që përkujdeset duke ushqyer me qumësht tigrin 2-muajsh në kafaz.
Foto 10: Orangotangu 9-muajsh Boo duke përqafuar lodrën e tij, i frikësuar nga vizitorët e shumtë në park.
Foto 11: Zukro, kujdestarja në kopështin zoologjik të Rusisë, duke ecur përkrah luanit të uritur, Vadik 18-muajsh.
Foto 12: Në një fshat të Sllovenisë, Podvrh, arushi Medo është parë duke luajtur dhe përqafuar qenin e shtëpisë Logar.
Foto 13: Në Indi nëna elefante 7-vjeçare Laxmi zgjat noçkën për të prekur vajzën e saj 13-muajshe.
Foto 14: Jessi është një mace 7-vjeçare që i shikon vazhdmisht minjtë tek i kalojnë para syve pa i bërë aspak përshtypje.
(LajmeShqip.com)