Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 09:56

Në një website ku shiteshin sende të përdorura, është gjetur mes të tjerash një bebush me emrin Daniel që shitej për 15,000 paund.

Postimi që reklamonte djalin e vogël ishte në sajtin useddudley.co.uk dhe në përshkrimin e ‘sendit’ shkruhej ’15,000 Djalë 1 vjeç e 8 muajsh për adoptim’.

E shoqëruar nga një foto profesionale e vogëlushit, lista e përshkrimit thoshte se i vogli pëlqente makinat, filxhanët, topat dhe librat. Pëlqente përkëdheljet dhe të qëndronte me fëmijë të tjerë.

Djali ishte nën mbrojtjen e kishës dhe të interesuarit për ta adoptuar/blerë, duhet të dërgonin një email për të mësuar më shumë rreth Danielit, prindërve të tij dhe proçedurave të adoptimit.

E gjithë kjo ka shqetësuar vizitorët e websajtit të cilët kanë kontaktuar personelin për ta larguar reklamën. Ngjarja tani është nën hetimin e policëve.