Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 11:29

Dilani i vogël dhe këlyshi i tij, Farley, kanë lindur në të njëjtën ditë.

Kjo ka ndodhur para pesë muajsh dhe tani Dilan dhe Farley janë bërë shokë të ngushtë. Nëna e Dilanit, fotografja nga Chicago, Ivette Ivens ka fotografuar djalin e saj dhe këlyshin gjatë gjithë kësaj kohe për të na sjellur disa fotografi të lezetshme.

 “Dilan tani mund të dallojë që Farley është një qen por kur ishin edhe më të vegjël ata kanë menduar se ishin specie e njëjtë”, tha ajo për BuzzFeed News.

Djaloshi dhe këlyshi janë bërë të pandashëm dhe dashuria mes tyre është e çiltër dhe e pazëvendësueshme.