Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 09:46

Një fitues lotarie i cili mori çmimin prej 500 mijë paundësh u divorcua me gruan e tij një ditë para se ai të deklaronte fitimin e tij.

Liu Xiang nuk i kishte treguar gruas së tij kur ai fitoi 4.6 milion yuan (467 mijë paund) në lotarinë kombëtare të Kinës.

Në vend të kësaj ai u divorcua menjëherë dhe të nesërmen shkoi për të marrë gjysëm milioni paundi për veten e tij.

Historia doli në dritë pasi ish-gruaja e burrit paditi atë për gjysmën e parave pasi ajo mësoi për fitoren e tij të madhe.