Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 12:37

Një ndër personat që ka fituar titullin Mister Universi, sapo ka mbushur 100 vjeç dhe ka rrëfyer se lumturia dhe një jetë pa tension kanë qenë sekreti i jetëgjatësisë së tij.

Manohar Aich, që është i gjatë vetëm 1.5 metra, ka kaluar shumë pengesa gjatë jetës së tij mes të cilave varfërinë, punën në kampe dhe një periudhë në burg.

Të gjithë fëmijët e tij, nipat dhe stërnipat, u mblodhën në qytetin lindor të Kalkutës, West Nebagl, për të festuar me të ditëlindjen e 100-të.

Aich fitoi titullin Mister Universi në vitin 1952. Çfarë e bëri të jetonte më gjatë, sipas tij, pas filozofisë së mënyrës së jetesës ka ndikuar edhe dieta e thjeshtë, fruta dhe perime, qumësht, oriz dhe peshk.

Ish-Mister Universi është një shembull për një jetë të shëndetshme, larg duhanit dhe pa konsumuar kurrë alkool. Gjatë festës të ditëlindjes së tij të 100-të ai ka thënë ”Ndihem ende i  fortë”.