Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:01

Londër – Një homoseksual dhe dy nëna lesbike janë përfshirë në një betejë krejtësisht unike në një gjykatë britanike.

Proçesi pritet të vendosë bazat e trajtimit të këtyre çështjeve në të ardhmen.

Një homoseksual, i cili dhuroi materialin e tij gjenetik për farëzimin artificial të fëmijës, ka paditur ish-partneren e tij lesbike, duke kërkuar më shumë të drejta atësie mbi djalin 2-vjeçar.

Problemi është se me ligj, atësia i përket partneres së lesbikes. Nëna, ish-partnerja e homoseksualit dhe gruaja aktuale e lesbikes, po lufton me argumentin se ajo ka një status të privilegjuar pasi ka mbartuar në mitrën e saj fëmijën, duke qenë e vetmja nënë “e qartë” e djalit.

Nga ana e tjetër, ajo dhe partnerja e saj pretendojnë se kanë patur një kontratë me ish-bashkëshortin, në bazë të të cilës ai do të gëzonte vetëm të drejta të kufizuara mbi fëmijën pas ardhjes në jetë të tij.

Për arsye ligjore, emri i këtij trekëndëshi unik në çështjet ligjore nuk mund të bëhet i ditur, por “Daily Mail” shkruan se bëhet fjalë për tre profesionistë të zotë, të cilët jetojnë të gjithë në Londër.