Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 13:50

New York – Familja Duggar nga SHBA-ja ka nëntëmbëdhjetë fëmijë, ndërsa në emisionin Today në TLC, ata njoftuan se presin edhe fëmijën e njëzet.

Dugarët kanë edhe emisionin e tyre në TLC, me titullin “Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe ende numërojmë”, kështu që producentët po mendojnë t’ia ndryshojnë emrin.

Michelle Duggar në 24 vitet e fundit ka qenë shtatzënë gati 14 vjet. Mesatarisht besohet se ata kanë ndërruar 146.980 pelena.

Ajo llogaritet t’i ketë dhënë gji fëmijëve 37.800 herë.

Çdo 16 ditë ata kanë një festë ditëlindjeje në shtëpi, ndërsa çdo vit shpenzojnë mesatarisht 1.200 role letre.