Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 18:02

Në një supermarket në Senden të Gjermanisë, është shënuar një rast i vjedhjes. Një adoleshent, i është vënë pas gruas, e cila e ka lënë çantën në karrocën që e ka përpara.

Djaloshi ka rrëzuar një pako me letra higjienike, që të ja heqë vëmendjen gruas.

Kur ajo kthehet për të marrë pakon dhe të vë në raft, ai e nxjerrë kuletën nga çanta saj dhe largohet.

Mësohet se viktima e quajtur Heidemarie Besser, e ka kuptuar që i është vjedhur kuleta, kur ka shkuar të paguaj tek arka.

RuhrNachrichte raporton se Policia e ka identifikuar djaloshin, që besohet të jetë 14-vjeçar dhe është vënë në kërkim të tij.