Lajme Shqip Sunday, 11 September 2011 12:19

Për familjen Thomas duhet thënë “Gëzuar ditëlindjen të gjithëve!” pasi që të tre kanë lindur në të njëjtën datë.

Paul Thomas dhe gruaja e tij Stefani e kanë festuar gjithnjë ditëlindjen në një datë, pasi të dy ishin të lindur më 6 shtator. Por Stefanisë nuk i kishte shkuar asnjëherë ndër mënd që djali i tyre do të vinte në jetë në po të njëjtën ditë. Ndërkohë që Paul ka ngelur i shokuar nga kjo rastësi e çudit[shme, gruaja e tij ka thënë:

“ Jam shumë e lumtur pasi tani Paul nuk ka për ta harruar më as ditëlindjen time! … Realisht asnjëherë nuk kemi menduar që djali ynë do të lindte në të njëtën ditë me atë tonën, pavarësisht se ditëlindja jonë po afrohej, gjithashtu edhe ditët e tij… Ta kisha ditur që do të lindte në të njëjtën ditë, do të kisha vënë ndonjë bast fitimprurës.”

Stefania është paraqitur në spital menjëherë sa i kanë filluar dhimbjet; në ora 13:30 ajo është regjistruar në spital dhe në 23:03 ka sjellë në jetë djalin e saj Oliver.

Eksperti matematicien i Universitetit Plymouth, Dr. John Bales ka thënë:

“Mundësitë që një çift të lindë fëmijën e tij në të njëjtën datë të ditëlindjes së tyre, realisht është shumë e pakët. Probabiliteti është afërsisht 1/133,225 ose 0.0000075 herë.” (LajmeShqip.com)