Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 14:54

Dy vitet e ardhme mund të jenë më të nxehtat ndonjëherë në tokë, thuhet në hulumtimin e zyrës meteorologjike të Britanisë së Madhe.

Ndryshime të mëdha klimatike priten të ndodhin në dy vitet e ardhshme, me rritjen e gazrave që rrisin ndikimin në natyrë, raporton BBC.

Rrymat e “El Nino” do të kenë një zhvillim të madh mbi Paqësor, që do të ndikojë në ngritjen e temperaturave globale, transmeton Koha.net.

“Temperaturat globale po ndryshojnë çdo vit, kurse gazrat artificiale vazhdojnë të kenë ndikim direkt në ngrohjen e klimës globale”, është shprehur Stephen Belcher, drejtor i qendrës meteorologjike “Hadley”.