Lajme Shqip Friday, 04 September 2015 13:59

Një djalosh 15-vjeçar është arrestuar të hënën, 31 gusht, në Fresno, Kaliforni, pasi zyrtarët e shkollës kanë alarmuar policinë për një postim të tijin në Instagram me tekstin e një kënge të reperit Eminem.

Siç raporton “Fresno Bee”, djaloshi kishte publikuar në Instagram tekstin e këngës “I’m Back”, që përshkruan sulmin e vitit 199 në Shkollën e Mesme “Columbine”, në Kolorado, në të cilin kishin mbetur të vdekur 15 persona. Në atë tragjedi dy adoleshentë kishin gjuajtur drejt shkollës para se të bënin atëvrasjeje.