Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 09:57

Të rinj energjik, kryesisht vajza, të veshur me bikini, u mblodhën sëbashku këtë fundjavë për të thyer një rekord, atë të dushit më të madh të përbashkët. Njëqind e pesëdhjetë e dy (152) të rinj, vajza dhe djem, u mblodhën së bashku në plazhin Bournemouth, pavarësisht faktit se do të bënin dush me ujë të ftohtë.

Përpjekja e parë për të thyer këtë rekord botëror u organizua në Amerikë nga grumbullimi i 145 njerëzve. Përfaqësuesja e Librit të Ginesit, Anna Orford, ka qënë e pranishme për të verifikuar dhe dhënë verdiktin e këtij rekordi të ri, i cili u organizua nga Lynx që njëkohësisht reklamoi xhelin e tij të ri për larje.

Përfaqësuesja e Librit të Ginesit u shpreh: “Është mbresëlënëse të shohësh gjithë këta të rinj të mblidhen sëbashku për të bërë dush me ujë të ftohtë! Këta njerëz duhet të duartrokiten për shpirtin e tyre sfidues dhe argëtues. Ata të gjithë merituan çmimin rekord për dushin e bërë në të njëjtin vënd njëherësh. Urime gjithë pjesëmarrësve!” (LajmeShqip.com)