Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 16:58

Maria del Rosario Cayetana Alfonsa Victoria Eugenia Francisca Fitz-James Stuart y de Silva (po, ky është emri i plotë) është një nga gratë më të pasura në të gjithë Spanjën. Pasuria e saj ka një vlerë prej 5 bilion dollarësh, por kjo jo për shumë gjatë. Dukesha e Albës, 85-vjeçare, është duke hequr dorë nga pasuria e saj për t’u martuar me burrin që ajo dashuron.

Ky mund të duket si një komplot për të shkruar një roman, por ju sigurojmë që është e vërtetë në çdo detaj.

Kjo dukeshë është nëna e 6 fëmijëve të cilët po e kundërshtojnë këtë martesë. Dhe nëna e tyre që ka vendosur për t’u martuar me nënpunësin civil Alfonso Diez, për të vërtetuar që ai nuk e do atë për paratë, ka vendosur të heqë dorë nga trashëgimia e saj, duke e ndarë ndërmjet fëmijëve.

Ky lajm është raportuar edhe nga BBC dhe Dukesha është shprehur për të dashurin e saj 24 vjet më të vogël se veten, se ai nuk do asgjë tjetër përveç saj.

Mësohet se dukesha e mbetur e ve që në vitin 1972, i ka dhënë nga një pallat të gjithë nipërve të saj për t’i mbajtur ata të qetë. (LajmeShqip.com)