Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 12:26

Një studente 24 vjeçe nga Melbourni ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga një shkëmb turistik në Norvegji, në momentin që ishte duke bërë një foto.

Kristi Kafcaloudis, ishte me një grup turistësh në Trolltunga, jug-perëndim të Norvegjisë, i kishte kërkuar dikujt që t’i bënte një fotografi në skaj të shkëmbit, transmeton Koha.net shkrimin e Daily Mail. Ajo më pas e kishte humbur bilancin e saj dhe është rrëzuar nga një lartësi 200-300 metra.

 “Shumë njerëz qëndronin në radhë për të bërë një fotografi në atë vend, kur ishte radha e saj, ajo eci shumë në skajin e djathtë të gurit për të humbur më pas bilancin”, ka thënë Terje Kvalkik, nga Policia Hardanger.

Trolltunga është një grup shkëmbinjsh që është rreth 700 metra mbi lumin Ringedalsvatnet, në Norvegji.

Kristi Kafcaloudis, muajin e kaluar kishte shkuar në Norvegji për të studiuar muzikën dhe kulturën në Universitetin e Bergenit.