Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 15:26

Ky nano-dron ka një gjatësi prej vetëm 10 centimetra dhe peshë 16 gram – aktualisht përdoret nga ushtria britanike në Afganistan për të zbuluar pozicionet e militantëve Talebanë.

Mikro-helikopter apo nano-dron, këto janë dy prej emërtimeve më të njohura me të cilat njihet armatimi më i ri që ka filluar të përdoret në në zona të ndryshme të luftës si Afganistan dhe Irak, ata janë aq të vegjël sa që mund të mbahen edhe në shuplakë të dorës – dhe funksioni i tyre është për të spiunuar dhe zbuluar pozicionet e armikut.

Ky nano-dron ka një gjatësi prej vetëm 10 centimetra dhe peshë 16 gram – aktualisht përdoret nga ushtria britanike në Afganistan për të zbuluar pozicionet e militantëve Talebanë.

Edhe pse ky mjet lufte shumë i vogël dhe pothuajse i pa-dukshëm, nga ekspertët konsiderohet shumë i rrezikshëm, sepse sipas tyre mjetet e tilla nuk mund të dallojnë personat civilë nga ata të armatosur, kështuqë në luftërat e së ardhmes, dëmet nga mjete të tilla do të jenë shkatërruese.

Por në anën tjetër, përkrahësit e idesë që ushtarët njerëz të zëvendësohen me mjete robotike do të ulin humbjet njerëzore, por një gjë është e sigurtë se këto mjete nuk do të kenë vetëdije dhe në këtë mënyrë mundësia e tyre që të respektojnë dhe zbatojnë rregullat dhe ligjet e luftës do të jetë zero, fakt ky që është duke i shqetësuar jashtë mase ekspertët e sigurisë gjithandej botës. Por përkundër të gjitha këtyre debateve dhe argumenteve, teknologjia ushtarake vazhdon të zhvillohet dhe nuk ka ndonjë shenjë kthimi prapa apo stagnimi në idenë e ‘robotizimit të luftërave’ – dhe vënja në funksion e kësaj mini-fluturakeje është një nga faktet që e dëshmon se e ardhmja e imagjinuar kohë më parë tani është reale.